Latifi për deklaratat e Bislimit dhe Hotit: Kur politikanët fillojnë të flasin me statistika, ndërroni kanalin televiziv

14 maj 2020 | 15:40

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Blerim Latifi, ka kritikuar ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve nga Vetëvendosje, Besnik Bislimi dhe të dekretuarin për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, në lidhje me deklaratat e tyre për ekonominë dhe rimëkëmbjen e saj pas përfundimit të pandemisë.

Duke cituar një filozof gjerman, Latifi ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se kur politikanët fillojnë të flasin me statistika, duhet ta ndërroni kanalin televiziv.

“Para disa ditësh Besnik Bislimi tha se ‘është ulur për gjashtë për qind papunësia në Kosovë’. Sot, Abdullah Hoti paska thënë se ‘qeveria e tij do të investoj menjëherë 1 miliard euro në rimëkëmbjen e ekonomisë’. Sloterdijk, një filozof gjerman, e ka një këshillë të mirë: kur politikanët fillojnë të flasin me statistika, ndërroni kanalin televiziv!”, ka shkruar Latifi. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publicisti dhe ish-këshilltari i Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, i ka…