Latifi, për intervistën e Kurtit: Kur politika i përcakton standardet e gazetarisë, shteti merr fund

12 shkurt 2021 | 22:56

Analisti politik, Blerim Latifi, njëherit edhe profesor universitar, ka vlerësuar se tendenca e, siç e quan ai, përcaktimit të standardeve të gazetarisë nga ana e politikës është e rrezikshme për demokracinë.

Latifi, i ftuar në emisionin ‘Pressing’, duke konsistuar në veçimin e panelistëve të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, në intervistën e sontme, ka thënë se e vërteta dhe standardet e gazetarisë nuk duhet të lihen në duart e politikanëve.

“Ne nuk duhet mi lane politikantë me i përcaktu standardet e gazetarisë. Nuk duhet me ilanë politikantë me e përcaktu se çka është e vërtetë. Kur politika i përcakton këto dy gjëra, shteti ka marrë fund”, deklaroi ai.

“Politika jonë është shumë e qartë, të mbrohen këto dy standarde pa të cilat nuk ka demokraci”, shtoi tutje profesori universitar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e fundit të fushatës, kryetari i Nismës Socialdemokrate,…