Latifi për punën e administratës: Ka pasur progres në respektimin e orarit të punës
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur të martën takimin e tretë me punonjësit e administratës, nga të cilët ka kërkuar respektimin e orarit të punës, vendimeve dhe urdhëresave që nxirren nga ai.
Në fillim të takimit kryetari Latifi ka thënë se takime të llojit të tillë do të mbajë çdo tre muaj. “Ju njoftoj se nga takimi i fundit bazuar në sistemin për vijueshmërinë e punëtorëve në punë, ka pasur progres në respektimin e orarit të punës. Ashtu siç kam thënë edhe në takimet tjera, unë jam për respektimin e orarit të punës, në mënyrë që të mos vijë deri te dhënia e vërejtjeve apo edhe heqja e mëditjeve për mos respektimin e orarit të punës”, ka thënë ai.
Latifi u tha punonjëseve se puna e tyre pozitive ashtu edhe negative vlerësohet nga OJQ dhe organizata të shumta qeveritare dhe joqeveritare.
“Për punën pozitive ne marrim grandeve të ndryshme, grande këto që ne pastaj i kthejmë tek qytetaret përmes projekteve të ndryshme”, ka thënë Latifi.
/Epoka e re/