Latifi për shpenzimet e karburanteve: Kuvendi është i mbushur me ‘prosjakë’
Profesori universitar, Blerim Latifi, ka reaguar pas publikimit të shpenzimeve të disa deputetëve të Kuvendit të Kosovë, gjatë periudhës nëntor-dhjetor për karburante.
Latifi ka shkruar se publikimi i këtyre fakteve për karburantin e deputetëve të mbuluar nga buxheti i shtetit, dëshmon se Kuvendi i Kosovës është i mbushur me “prosjakë”.
Ai ka shpjeguar se fjala “prasjak” përdorej nga të moshuarit, për ta përshkruar karakterin e një njeriu që përpiqet në çdo rast të zhvatë diçka.
“Të vjetrit e përdornin shpesh fjalën ‘prasjak’, për ta përshkruar karakterin e një njeriu meskin që përpiqet në çdo rast e situatë me zhvatë diçka, karakterin e një njeriu të pangopur. Publikimi i këtyre fakteve për karburantin e deputetëve të mbuluar nga buxheti i shtetit, na dëshmon se Kuvendi i Kosovës është i mbushur me prasjakë”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.