Latifi për takimin e Kurtit me Tspiras: Po çfarë pandemie, janë mbledhë me diskutu për luftën ndaj kapitalizmit

09 korrik 2021 | 23:46

Njohësi i çështjeve politik`e, Blerim Latifi, njëherësh edhe profesor universitar, e ka komentuar takimin e kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e partisë SYRIZA me orientim të majtë, Alexis Tspiras.

Latifi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se takimi i tyre është përqendruar në sfidat e së majtës dhe luftën e saj ndaj kapitalizmit, derisa e ka kontestuar atë çfarë është thënë nga Zyra e Kryeministrit lidhur me takimin.

“Kurti qenka takuar në Athinë me liderin e partisë SYRIZA, Alexis Tsipras. Zyra e kryeministrit paska thënë se kanë biseduar për pandeminë. Po çfarë pandemie more. Gjëra ma të rëndësishme kanë trajtuar. Sigurtë janë shkri duke diskutu mbi sfidat globale të së majtës në luftën e saj të përjetshme me kapitalizmin. Veç Yanis Varoufakis u paska mungu aty, për t’i dhënë një ton ma radikal diskutimit”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, në njoftimin e kryeministrisë thuhet se në këtë takim u diskutua për përmirësimin e gjendjes në menaxhimin e COVID-19 dhe reformat e vendit në fushën e sundimit të ligjit dhe ekonomisë.

“Gjatë këtij takimi, u bisedua për përmirësimin e dukshëm të situatës aktuale në menaxhimin e pandemisë COVID-19 si dhe reformat e Qeverisë së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik. Kryeministri Kurti foli edhe për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor”, u tha në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi,…