Latifi: Po presim leje për zhvillimin e tregut në Rahovec

01 maj 2020 | 16:00

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se tashmë tregu në afërsi të Shtëpisë së Verës është i gatshëm për shfrytëzim.

“Jemi duke pritur lejen përkatëse për zhvillimin e tregut në Rahovec, gjithmonë duke iu përmbajtur rekomandimeve të profesionistëve shëndetësorë”.

“Tregu si i tillë do të shërbente për shitjen e kulturave perimtare, bulmetit e shumë produkteve të tjera vendore të cilat prodhohen dhe përpunohen nga fermerët tanë”.

“Situata e krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, ka krijuar vështirësi të mëdha për plasimin e produkteve bujqësore në treg, e jona është të sigurojmë qasjen e nevojshme për shitjen e këtyre produkteve, pra sigurimin e hapësirës për treg”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

   

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se…