Latifi premton bashkëpunim me “Agro Celinën”
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë pjesë të enjten në organizimin e prezantimit të rezultateve të punës për vitin 2017 dhe parcelave demonstruese organizuar nga Qendra Grumbulluese e Frutave dhe Perimeve “Agro Celina”, me seli në fshatin Xërxë.
Kryetari Latifi e ka uruar menaxhmentin e “Agro Celina” për rezultatet e arritura deri më tani. Ai ka thënë se në të ardhmen bashkëpunimi në mes të komunës dhe QG “Agro Celina” do të jetë edhe më i madh dhe në këtë pikë mbështetja në të ardhmen nuk do të mungojë.
Kurse Fehim Rexhepi, menaxher i Qendrës Grumbulluese të Frutave dhe Perimeve “Agro Celina”, ka falënderuar kryetarin Latifi për pjesëmarrje e tij në këtë organizim dhe interesimin e tij për rritjen e partneritet në mes të komunës dhe QG “Agro Celina”, partneritet ky i cili, sipas menaxherit Rexhepi, është i nevojshëm.