Latifi pret në takim djemtë e dëshmorit të parë të Epopesë së Rahovecit

10 gusht 2023 | 17:57

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur në vizitë Adri dhe Nuri Bugari, djemtë e dëshmorit të parë të Epopesë së Rahovecit, Abdullah Bugari.

Adri dhe Nuriu, me punën e tyre të mirë e cilësore, kanë bërë emër të mirë në tërë rajonin e Linzit të Austrisë, e që tashmë janë shembull dhe rrëfim suksesi në Ansfelden, përmes punishteve të njohura: “Karosserie-Lackierung” dhe “Autobugari”.

“Ndihem më i plotësuar e i gëzuar kur shoh se si ecin përpara me punë e me djersën e ballit djemtë e dëshmorëve, siç janë dy vëllezërit mërgimtarë Adri dhe Nuriu, të bijtë e dëshmorit Abdullah Bugari”, ka thënë ndër të tjera.

Postimi i plotë i Latifit:

Sot, kam pritur në një vizitë të veçantë vëllezërit Adri dhe Nuri Bugari, të bijtë e bashkëveprimtarit të hershën në përpjekjen e fshehtë kundër pushtuesit serb dhe luftëtarit të radhëve të para të UÇK-së, që ra trimërisht dëshmor, më 17 korrik të vitit 1998, në betejën e ashpër për Rahovecin, Abdullah Bugari. Bashkë me Nuriun dhe Adrin ishte edhe Shyqeri Shala, po ashtu bashkëluftëtar me të cilin jemi njohur qysh para fillimit të luftës tonë çlirimtare.
Adri dhe Nuriu, me punën e tyre të mirë e cilësore, kanë bërë emër të mirë në tërë rajonin e Linzit të Austrisë, e që tashmë janë shembull dhe rrëfim suksesi në Ansfelden, përmes punishteve të njohura: “Karosserie-Lackierung” dhe “Autobugari”.
Ndihem më i plotësuar e i gëzuar kur shoh se si ecin përpara me punë e me djersën e ballit djemtë e dëshmorëve, siç janë dy vëllezërit mërgimtarë Adri dhe Nuriu, të bijtë e dëshmorit Abdullah Bugari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata joqeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Promovimi i të…