Latifi pret në takim kryetarin e Bashkisë së Beratit

01 shtator 2023 | 11:16

Me rastin e Festës së Vjeljes së Rrushit, sot kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur në takim kryetarin e Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, me delegacionin e tij.

“E falënderoi për vizitën dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim dhe për mundësinë e binjakëzimit në mes të dy qyteteve, Rahovecit dhe Beratit. Bashkë me z. Demo, në Hardh Fest po qëndrojnë edhe pesë verëtari nga Republika e Shqipërisë”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Rahovecit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë është zhdukur në Drenas gjatë ditës së djeshme.…