Latifi pret në takim përfaqësuesit e KQZ-së, diskutojnë për zgjedhjet qendrore e komunale

16 korrik 2024 | 12:26

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim përfaqësuesit e Komisionit Qendror Zgjedhor, Burim Ahmetaj, Ibrahim Selmanaj dhe Arjanit Elshani.

Ai ka bërë me dije se në frymën e bashkëpunimit ndërinstitucional, diskutuan për mbështetjen e Komunës së Rahovecit në ofrimin e infrastrukturës dhe të logjistikës së nevojshme për KQZ-në, për organizimin e zgjedhjeve qendrore e komunale.

“Komuna e Rahovecit ka ofruar dhe do të ofrojë të gjithë mbështetjen e kërkuar”, ka thënë kryetari Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biblioteka Kombëtare e Kosovës, pas shpalljes së konkursit “Zyrtar i…