Latifi: Ra Banjska e u pa kush janë aleatët e vërtetë të Kosovës
Profesori dhe analisti Blerim Latifi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se ShBA, Britania e Madhe e Gjermani mbeten aleatët e vërtetë të Kosovës, shkruan Periskopi.
Sipas Latifit këtë e ka dëshmuar situata e fundit në Banjskë.
“Të tjerët, ose janë mjaftu me ndonjë dënim abstrakt të agresionit serb ose i kanë mbyllë sytë e veshët për mos me pa e më dëgju çfarë po ndodhë.
Ra Banjska dhe u pa se sa fort paska punu diplomacia serbe në gjithë këto vite”, ka shkruar Latifi ndër të tjera
Postimi i tij i plotë:
Ra Banjska e u pa kush janë aleatët e vërtetë të Kosovës: SHBA’të, që duke fillu nga Blinken janë aktivizu efektivisht në frenimin e agresionit serb, Britania e Madhe, që reagoi shpejt duke nisur disa njësi ushtarake të saj në Kosovë dhe Gjermania, përfaqësuesi i të cilës brenda javës erdhi dy herë në Prishtinë.
Të tjerët, ose janë mjaftu me ndonjë dënim abstrakt të agresionit serb ose i kanë mbyllë sytë e veshët për mos me pa e më dëgju çfarë po ndodhë.
Ra Banjska dhe u pa se sa fort paska punu diplomacia serbe në gjithë këto vite.