Latifi redukton stafin e Komunës së Rahovecit

16 mars 2020 | 11:28

Pas vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shkurtimin e zyrtarëve nëpër institucione, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme me drejtorët. Dhe, si shef i shtabit lokal emergjent, duke u mbështetur në vendimin e Qeverisë Nr/08 Pika nr. 9, ka marrë këtë vendim: “Reduktohet stafi i zyrtarëve komunalë në të gjithë sektorët përveç: personelit shëndetësor dhe inspektoratit komunal si masë preventive ndaj infeksionit Corona Virus (COVID 19). Për çdo plotësim apo ndryshim të këtij vendimi zyrtarët komunalë do të njoftohen me kohë. Frikë jo, të shtojmë më shumë kujdesin!”, ka njoftuar Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çfarë do të ndodhë me Serinë A? Kur do të…