Latifi: Shkarkimi i Dakës është taktikë që KQZ-ja të jetë në dorë të pushtetit para zgjedhjeve lokale

14 qershor 2021 | 20:46

Analisti politik, Blerim Latifi, e ka komentuar vendimin e shkarkimit të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, duke e cilësuar këtë si taktikë për zaptim të këtij institucioni nga pushteti pak para zgjedhjeve lokale.

Latifi këto deklarime i ka dhënë në T7, derisa nuk e ka parë si hakmarrje ndaj Dakës shkarkimin. Ish-kryetarja Daka nuk pati certifikuar kandidat për deputet të VV’së, përfshirë ehde kryeministrin Kurti, për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit për shkak të dënimeve në formë të prerë nga gjykatat në tri vitet e fundit.

“Është dashtë me e kriju një situatë nga posti i kryesueses së KQZ’së. Sot për herë të parë po dëgjoj që ekziston ky njeri (kryetari i ri i KQZ). Arsyetimi i shkarkimit të kësaj është i dobët, i paqëndrueshëm. Unë nuk besoj se është punë hakmarrjeje për atë që ka ndodhur përgjatë procesit zgjedhor”, deklaroi ai.

“Pushteti është i interesuar ti ketë nën vëzhgim të gjitha pozicionet që janë të ndërlidhura me proceset e zgjedhjeve lokale. Është një lëvizje taktike për ta pasur njeriun e tyre në KQZ në kohën kur ne do t’i kemi zgjedhjet lokale në tetor”, deklaroi tutje profesori universitar.

Përgjatë ditës, presidenca ka lëshuar një njoftim ku thuhet se është shkarkuar nga pozita e kryetares së KQZ’së Valdete Daka, për shkak të cënimit të integritetit të këtij komisioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi e ka quajtur të ngutshëm dhe arbitrar…