Latifi shkruan për shqiptarët që kishin zgjedhur bashkimin me Serbinë: Ende i vuajmë pasojat

10 korrik 2022 | 13:56

Profesori Blerim Latifi, ka kujtuar se si anëtari i Kryesisë së Jugosllavisë, komunisti Fadil Hoxha kishte bashkë me vartësit e tij kishin zgjedhur bashkimin me Serbinë më 10 korrik 1945.

“10 korrik 1945, 77 vjet më parë. Vendi: Prizren. Ngjarja: Konferenca e KKÇ-së. Çështja: Bashkimi i Kosovës me Serbinë. Komunistët kosovarë, në krye me Fadil Hoxhën, janë para një dileme të madhe”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”, duke shtuar se nëse kundërshtonin, do t’i burgosnin ose do t’i vrisnin, dhe e kundërta, do të bëheshin të pushtetshëm nëse do të nënshkruanin.

“Dikush mund të thotë se në ato rrethana ishte i pamundur ndalimi i bashkimit të Kosovës me Serbinë, sepse jo vetëm Kosova, por edhe Shqipëria praktikisht ishin nën kontrollin politik të Titos. Mbase, por një gjë ishte në duart e Fadilit dhe shokëve të tij: t’i thonin Jo një vendimi që ishte qartë në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës dhe të respektonin kërkesat e Konferencës se Bujanit. Nuk patën zemër ta nxirrin nga goja këtë Jo. Siç thotë Hegeli: frika nga vdekja i shtyn njerëzit ta braktisin ëndrrën e lirisë dhe ta pranojnë robërinë”, ka shkruar Latifi.

Postimi i plotë i Latifit:

10 korrik 1945, 77 vjet më parë. Vendi: Prizren. Ngjarja: Konferenca e KKÇ-së. Çështja: Bashkimi i Kosovës me Serbinë. Komunistët kosovarë, në krye me Fadil Hoxhën, janë para një dileme të madhe:

-Nëse kundërshtojnë këtë bashkim, atëherë i pret fundi, burgu ose vrasja!

-Nëse e nënshkruajnë, i pret pushteti i përjetshëm brenda Jugosllavisë Socialiste. Ata zgjodhën alternativën e dytë dhe ne ende sot, pas 77 vitesh, vuajmë pasojat e zgjedhjes së tyre.

Dikush mund të thotë se në ato rrethana ishte i pamundur ndalimi i bashkimit të Kosovës me Serbinë, sepse jo vetëm Kosova, por edhe Shqipëria praktikisht ishin nën kontrollin politik të Titos. Mbase, por një gjë ishte në duart e Fadilit dhe shokëve të tij: t’i thonin Jo një vendimi që ishte qartë në kundërshtim me vullnetin e popullit të Kosovës dhe të respektonin kërkesat e Konferencës se Bujanit. Nuk patën zemër ta nxirrni nga goja këtë Jo. Siç thotë Hegeli: frika nga vdekja i shtyn njerëzit ta braktisin ëndrrën e lirisë dhe ta pranojnë robërinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mot stabil, me diell dhe vransira kalimtare do të mbajë…