Latifi takon shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë: Rahoveci ka potencial për investime
02 shkurt 2023
| 11:28
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Prishtinë, Rastislav Kostilnik.
Latifi ka falënderuar për vizitën dhe e ka njoftuar me veçantitë, të arriturat si dhe mundësitë që ka Rahoveci.
“Po ashtu e informova, se komuna e Rahovecit rangohet shumë lart në performancë, transparencë dhe në shumë aspekte të qeverisjes. Para z. Kostilnik paraqita edhe potencialin e madh që ka Rahoveci për investime në shumë fusha, posaçërisht investimet që pritet të bëhen në fushën e energjisë së ripërtërishme”, ka theksuar Latifi pas takimit.