Latifi thotë se po vazhdon avazi i vjetër i shpikjes së pozitave qeveritare

29 prill 2020 | 15:57

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Blerim Latifi, duke komentuar zhvillimet rreth formimit të qeverisë së re, ka thënë se po vazhdon avazi i vjetër i shpikjes së pozitave qeveritare për të kënaqur apetitet e njerëzve për pushtet.

“Po flitet se qeveria e re do t’i ketë së paku pesë zëvendëskryeministra. Pra, po vazhdon avazi i vjetër i shpikjes së pozitave qeveritare për të kënaqur apetitet e njerëzve për pushtet. Edhe po të kërkojmë në të gjithë fjalorët politikë të botës, për këtë praktikë veç një term kemi me gjetë: korrupsion politik”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prej studimeve më të mëdha në Britani mbi pacientët…