Latifi urdhëron inspektoratin që të largohen produktet serbe
22 nëntor 2018
| 11:29
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka urdhëruar Inspektoratin e Komunës për të dalë në terren në mënyrë që të largohen produktet serbe me mbishkrime fyese, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.
“Pres që konform vendimit të gjitha këto produkte të largohen nga tregu në mënyrë që të respektohet shteti dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Aksioni ka filluar sot në mëngjes dhe do të vazhdojë deri në largimin e këtyre produkteve nga tregu”, është shprehur kryetari Latifi.
/Epoka e re/