Latifi vazhdon takimet publike në Dejnë, Vrajak dhe Bratotin
24 maj 2022
| 11:28
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, po vazhdon takimet publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve.
Takimet publike janë mbajtur në fshatrat Dejnë, Vrajak dhe Bratotin.
Kryetari Latifi ka paraqitur para banorëve projektet të cilat janë përfunduar, ato në proces dhe planet dhe projektet e planifikuara për vitet në vijim bazuar në projeksionet buxhetore.
Ndër kërkesat të cilat banorët paraqitën ishin: Rregullimi i shtretërve të përrenjve, vazhdimi i kanalizimit, ndriçim, rrugë fushore, kubëzim i rrugëve lokale, trotuare, rrethimi i oborrit të shkollës, mirëmbajtje e varrezave të vjetra.