Latifi: Vitia ndihet i braktisur nga Kurti për vaksinat: Zori i madh të çon n’derë t’hasmit
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka zhvilluar ditën e sotme takim me deputetin e PDK’së Bekim Haxhiu. Ky i fundit tha se mund të sigurojë deri në tre milionë doza të vaksinës Pfizer nëse do të marrë mbështetjen e qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Shëndetësisë.
Një veprim i tillë nga ana e Vitisë është komentuar nga profesori universitar Blerim Latifi. Nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, Latifi thotë se ministri Vitia ndihet i braktisur nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti dhe në pamundësi për të siguruar vaksinat pranoi ndihmë nga ata me të cilët “janë sharë e fyer pamëshirë nga partia e tij”
“Fakti se Ministri Arben Vitia ka kërkuar ndihmën e opozitës për punën e vaksinave, na tregon një gjë: Vitia, siç duket, në problemin e sigurimit të vaksinës ndihet i braktisur nga qeveria dhe kryeministri Kurti dhe në panikun e braktisjes kërkon të gjejë mbështetje kudo ku të mundet, madje edhe tek ata të cilët me vite janë sharë e fyer pamëshirë nga partia e tij”, shkruan Latifi.
“Qysh thotë ajo fjalia e moçme shqipe: Zori i madh të çon n’derë t’hasmit!”, shtoi ai.
Shkrimi i plotë i Latifit në Facebook:
Fakti se Ministri Arben Vitia ka kërkuar ndihmën e opozitës për punën e vaksinave, na tregon një gjë: Vitia, siç duket, në problemin e sigurimit të vaksinës ndihet i braktisur nga qeveria dhe kryeministri Kurti dhe në panikun e braktisjes kërkon të gjejë mbështetje kudo ku të mundet, madje edhe tek ata të cilët me vite janë sharë e fyer pamëshirë nga partia e tij. Qysh thotë ajo fjalia e moçme shqipe: Zori i madh të çon n’derë t’hasmit!