
Latifi viziton Këshillin e Bashkësisë Islame, teqenë e Halvetive dhe teqenë e Rifaive
30 mars 2025
| 10:37
Për nder të festës së Bajramit të Madh, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me bashkëpunëtorë ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Rahovec, teqenë e Halvetive dhe teqenë e Rifaive në Rahovec.
“Gjatë këtyre vizitave, i uruam udhëheqësit fetarë, Efendi Shani Sylka, Shejh Besim Shehu dhe Shejh Mehdi Shehu, për këtë ditë të shënuar, e cila na bashkon dhe forcon solidaritetin mes qytetarëve tanë. Përmes këtij urimi, përcjell mesazhin tim te secili qytetar, duke ju uruar të gjithëve Bajramin e Madh!”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.