Latifi viziton në spitalin e Gjakovës të lënduarit e shpërthimit në Ratkoc

18 janar 2019 | 23:15

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vizituar në spitalin e Gjakovës të lënduarit e shpërthimit në Ratkoc si pasojë e një bombole gazi.

Nga ky shpërthim janë lënduar rreth 10 persona.

“Pashë nga afër gjendjen e bashkëqytetarëve dhe njëkohësisht u sigurova nga drejtori i Spitalit, Ahmet Asllani se të gjithë të lënduarit janë trajtuar dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/429085234116968/posts/750977795261042/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një makinë me targa shqiptare ka alarmuar autoritetet serbe gjatë…