Latifi viziton Qendrat e Mjekësisë Familjare në Krushë të Madhe dhe Ratkoc
20 shtator 2018
| 10:38
Kryetari i Komunës së Rahogecit, Smajl Latifi, ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në fshatin Krushë të Madhe dhe atë në Ratkoc.
Latifi gjatë kësaj vizite ka vlerësuar zgjatjen e orarit të punës, në ndërrimin e dytë deri në orën 21:00.
Ai ka thënë se ia ka vlejtur që të zgjatet orari i punës (ndërrimi i dytë) deri në orën 21:00.
“Ne do të vazhdojmë t’u rrimë përballë zotimeve tona publike”, ka thënë kryetari Latifi.
/Epoka e re/