Latino-amerikanët dalin në votime me shifra rekorde në mbështetje të Biden

03 nëntor 2020 | 20:58

Një numër rekord i votuesve latinë kanë dalë në votime në këto zgjedhje, me shifrat e hershme që sygjerojnë se 8,6 milionë tashmë kanë votuar.

Demokratët dhe progresivët anë e mbanë ShBA-ve – veçanërisht në shtetet ku rezultati pritet të jetë i ngushtë – kanë qenë tepër të zënë në nxitjen e latinëve të rinj që të votojnë.

Në Arizonë, aktivistët kanë qenë të angazhuar në një projekt dekadësh për të regjistruar dhe për t’i nxjerrë votuesit latinë në votime në bastionet konservatore për demokratët.

Në Arizonë dhe të tjera shtete ku rezultati është i ngushtë tradicionalisht si Teksasi, Florida, Pensilvania, Nevada dhe Karolina e Veriut, 33 për qind e votuesve latinë që morën pjesë në zgjedhje kësaj here, nuk kishin marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2016, sipas Voto Latino.

Grupi i ka regjistruar më shumë se 601 mijë votues për këtë cikël zgjedhor, me rreth ¾ e të cilëve janë prej moshës 18 e deri në 39 vjeç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico Madrid ngec në të ftohtin rus, duke barazuar 1-1…