Laura dhe Ben u bënë prindër sërish
28 shkurt 2020
| 11:37
Laura Prepon dhe Ben Foster e kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë së bashku.
Aktorja 39-vjeçare e Orange is the New Black e ka postuar lajmin në “Instagram”, por nuk e ka zbuluar gjininë e foshnjës, ditëlindjen apo ndonjë informatë tjetër.
“Mirë se erdhe në shtëpi paketa jonë e re e dashurisë”, ka shkruar Laura.
Çifti e ka edhe një vajzë dyvjeçare së bashku me emrin Ella. Laura dhe Ben janë martuar në qershor të vitit 2018.