Laura e bronztë në Kampionatin Botëror
17 tetor 2019
| 18:09
Laura Fazliu ka fituar medaljen më të rëndësishme në karrierën e saj. Xhudistja e Kosovës fitoi të bronztën në kampionatin botëror për junior (U-21), që po mbahet në Marrakech të Marokut.
Fazliu në luftën për të bronztën përmes repesazhit mposhti me Ippon Renata Zachovan e Republikës së Çekisë, kategoria -63 kg.
Garuesja jonë fitoi pesë luftëra, ndërsa pësoi një humbje në çerekfinale.
Botërori i juniorëve shërben edhe për pikë Olimpike Tokio 2020.