Laura Fazliu dhe Betim Maliqi shpallen Shpresat Olimpike për vitin 2020

22 shkurt 2021 | 17:06

Laura Fazliu është zgjedhur për herë të tretë “Shpresa Olimpike”, në konkurrencën e femrave.

Fazliu pati një tjetër vit të suksesshëm në karrierën e saj. Ajo arriti të ngjitet dy herë në podium në kampionatet evropiane për U-21 dhe U-23 të mbajtura në Poreq të Kroacisë.

May be an image of 4 njerëz, people standing dhe E brendshme

Xhudistja jonë fitoi medaljen e argjendtë në evropianin e junioreve U-21, ndërsa të bronztën në evropianin për grupmoshën U-23. Laura është duke ndjekur normën për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Ndërsa për herë të parë çmimin “Shpresa Olimpike” në konkurrencën e meshkujve, e fitoi një karateist.

Është Betim Maliqi, garuesi i cili në kampionatin evropian për junior të mbajtur në Budapest të Hungarisë fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 68 kilogramë. Betimi arriti të fitojë katër luftëra për të siguruar një vend në podium.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme…