Laura Fazliu e fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian
30 prill 2022
| 15:34
Laura Fazliu e ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian, i cili po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Xhudistja e Kosovës nuk ia doli ta marrë të artën, pasi u mposht në finale nga Gemma Howell e Britanisë së Madhe.
Laura Fazliu medaljen e argjendtë e fitoi në kategorinë deri në 63 kilogarmë, që padyshim që është një sukses i madh për të.
21-vjeçarja në raundin e parë e mposhti xhudisten nga Izraeli, Kerem Primo, kurse në raundin e dytë fitoi ndaj britanikes, Lucy Renshall.
Laura Fazliu në çerekfinale triumfoi ndaj çekes, Renata Zachova, teksa në gjysmëfinale e mposhti spanjollen, Cristina Cabana.