Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në Evropianin U-23
09 nëntor 2020
| 19:28
Nuk kanë të ndalur sukseset për xhudon kosovare. Pasi të enjten fitoi medaljen e argjendtë në grupmoshën e junioreve, Laura Fazliu të hënën ka fituar edhe një medalje evropiane.
Ajo u rendit e treta në kampionatin evropian për grupmposhën U-23. Për medalje të bronztë, Laura e mposhti xhudisten sllovene, Zarja Tavcar.
Në luftë për medalje të bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë, Laura ishte e jashtëzakonshme. Por realizoi pikë vetëm në kohën shtesë.