
Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë
30 korrik 2024
| 19:40
Xhudistja kosovare, Laura Fazliu e fitoi “medaljen e bronztë” në kategorinë deri 63 kilogramë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Laura e mposhti kroaten Katarina Krishto kështu duke përfunduar me medalje të bronztë olimpike.
Ndërkaq para disa ditësh, medalje të argjendtë në “Parisi 2024” fitoi Distria Krasniqi.