Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Izrael
17 shkurt 2023
| 16:46
Laura Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë gjatë Grand Slamit të Izraelit në ditën kur Kosova e feston 15 vjetorin e pavarësisë së saj.
Xhudistja kosovare mposhti për medaljen e bronztë e mposhti Gili Sharirin, me Ippon në kategorinë deri në 57 kilogramë. Xhudistja kosovar fillimisht në repesazh mundi kampionen olimpike Clarisse Agbegneoun. Medalja vjen në ditëlindjen e 15-të të Republikës së Kosovës, dhe është një nga shumë medaljet që kanë fituar xhudistët kosovarë gjatë këtyre viteve.