
Laura Fazliu kualifikohet në gjysmëfinale
13 shtator 2019
| 14:25
Laura Fazliu është në rrugë të mbarë për t’ia siguruar Kosovës medaljen e dytë evropiane nga Kampionati Evropian i xhudos për juniorë, që po mbahet në Vantaa të Finlandës.
Xhudistja e Kosovës u kualifikua në gjysmëfinalen të kategorisë -63 kilogramë. Ajo shënoi tri fitore ndaj: Kira Katzenmajer (Hungari), Anastasiia Goncharova (Rusi) dhe në çerekfinale mundi gjermanen, Dena Pohl.
Në gjysmëfinalen Laura do të përballet ndaj Annabelle Winzig (Gjermani).