Laura Fazliu mposhtet në finale, fiton medaljen e argjendtë në Jerusalem
Sporti i Kosovës ka marrë edhe një lajm të mirë të mërkurën, pasi xhudoja i ka sjellë edhe medaljen e dytë nga Mastersi i xhudos që po mbahet në Jerusalem.
Të martën medaljen e artë e fitoi Distria Krasniqi, kurse të mërkurën me të argjendtën është stolisur Laura Fazliu, e cila pati paraqitje të mira, por në finale nuk kishte shumë fat për ta rrëmbyer medaljen e artë.
22-vjeçara ishte bartëse në kategorinë deri 63 kilogramë, kurse ka zhvilluar katër fitore. Fazliu në finale pësoi humbje nga xhudistja e Japonisë, Miku Takaichi. Laura fillimisht e mposhti Manon Deketer, pastaj fitoi edhe ndaj Andrea Leshki. Në luftën e tretë e gjunjëzoi Angelika Szymanska, derisa më pas fituese doli edhe ndaj Gili Sharir. Pasi fitoi medaljen e argjendtë, Laura ka fituar 1 200 pikë në ranglistën botërore dhe ka bërë hap të madh drejt kualifikimit në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Të martën ka garuar edhe Nora Gjakova që e zuri vetëm vendin e pestë, kurse nesër (e enjte) garon Loriana Kuka në kategorinë deri 78 kilogramë.