
Laura Fazliu në finale të Lojërave Mesdhetare
30 qershor 2022
| 14:20
Laura Fazliu është kualifikuar në finale të Lojërave Mesdhetare.
Xhudistja kosovare e ka mposhtur në gjysmëfinale xhudisten algjeriane Amina Belkadi, shkruan “Gazeta Express”.
Me këtë rast, ajo e siguroi medaljen e argjendtë, ndërsa atë të artë do ta kërkojë përmes përballjes në finale me spanjollen Cristiana Cabana Perez.
Xhudistja kosovare e mposhti në çerekfinale kroaten Iva Oberan pas një meçi mjaft interesant dhe të nivelizuar.
Paraprakisht, Laura kishte kaluar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 63 kilogramë pasi në çerekfinale e kishte mundur kroaten Iva Oberan, kurse rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë në “Oran 2022”.