Laura fiton medaljen e bronztë në Finlandës

13 shtator 2019 | 16:03

Edhe Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin evropian të xhudos për juniorë (U21), që po mbahet në Vantaa të Finlandës.

Në luftën për medaljen e bronztë, xhudistja e Kosovës mposhti çeken, Renata Zachova, me ‘vaz-ari’, kategoria -63 kg. Në përgjithësi, Laura shënoi katër fitore.

Të enjten medaljen e bronztë e fitoi edhe Flaka Loxha (-57 kg), ndërsa Arbër Kullashi (-81 kg) sot u ndalë në luftën e parë. Ndërsa Shpat Zekajt (-100 kg) garon nesër.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Jose Mourinho ende nuk ka gjetur një ekip ku…