Laura Hoti i bashkohet PDK-së
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka bërë me dije se kësaj partie i është bashkuar Laura Hoti.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se vizionit të qeverisjes së ardhshme të PDK-së dhe kryeministrit Kadri Veseli, qytetarët po i japin mbështetjen e plotë e të pakontestueshme.
“Por jo vetëm kaq. Vizionit të kryeministrit të ardhshëm Kadri Veseli po i bashkëngjiten edhe profesionistë të rinj me kompetencë. Isha i nderuar që prita sot në radhët tona, Laura Hotin, një profesioniste e vërtetë e fushës juridike. E arsimuar dhe me studime postdiplomike në shkencat e së drejtës, ligjëruese, hulumtuese dhe menaxhere e suksesshme, Laura i jep fuqi edhe më të madhe kauzës tonë legjitime për një shtet të drejtë dhe për institucione që diktohen nga profesionalizmi. Bashkë me Laurën dhe me profesionistë të tjerë që për çdo ditë po i bashkëngjiten vizionit të PDK-së, do ta zhvillojmë e zbatojmë deri në fund platformën tonë politike për Kosovën që duam. Ndërtojmë të ardhmen, për ty dhe shtetin”, ka shkruar Tahiri.
/Epoka e re/