Laura Pula: Prokuroria e gatshme ta arrestojë secilin që cenon votën në ditën e zgjedhjeve

04 shkurt 2021 | 16:22

Laura Pula, koordinatore nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit ka thënë se sistemi prokurorial ka vetëm një rol në zgjedhjet e 14 shkurtit: “Të mbrojë votën e qytetarëve”.

Sipas saj, kushdo që cenon votën e qytetarit do të arrestohet dhe ndalohet në ditën e zgjedhjeve.

“Sistemi Prokurorial në tërësi dhe Prokurori i Shtetit e ka të vetmin rol në këto zgjedhje dhe në ato paraprake, mbrojtjen e votës së lirë të qytetarit. Prokurori i Shtetit është gardian i mbrojtjes të votës së lirë të qytetarit dhe kisha apeluar tek të gjithë që mos ta cenojnë votën e qytetarit, qoftë vet votuesit apo në çfarëdo mënyre edhe zyrtarët përgjegjës, se do të ballafaqohen me forcën e ligjit dhe fatkeqësisht do të arrestohen dhe do të ndalohen në ditën e zgjedhjeve”, ka thënë Pula për “Telegrafin”. Prokurorja Pula po ashtu ka treguar se kanë krijuar memorandum bashkëpunimi me disa institucione në këto zgjedhje.

Ajo ka treguar se në të territorin e vendit për zgjedhjet e 14 shkurtit janë caktuar 88 prokurorë, të përcjell nga 40 prokurorë të sistemit prokurorial.

Ajo ka thënë se prokurorët do të qëndrojnë nga ora 7:00 kur të hapen qendrat e deri në fund të procesit zgjedhor.

Pula gjithashtu ka theksuar se Ambasada Amerikane i ka ofruar mbështetje sistemit prokurorial me një grup ekspertësh nga ShBA-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj mbrëmë ka pranuar…