Lautaro: Jam gati ta firmos që nesër rinovimin
Lautaro Martinez është lojtari i momentit te skuadra e Interit.
Klubi zikaltër i ka ofruar kontratën e re, e cila ende nuk është firmosur nga argjentinasi. Gjithsesi ai është shprehur se është i gatshëm ta bëjë që nesër.
“Edhe pak duhet. A do të firmos për Vitin e Ri? Unë shpresoj që nesër. Jam i qetë dhe në harmoni, këtu ndihem mirë dhe kam shumë dëshirë që të rinovoj. Firma për mua është gati, mungojnë vetëm pak detaje. Njerëzit më duan dhe unë i dua. Klubi do të bëjë pjesën e tij, unë po bëj timen. Duhet edhe pak, nuk ka asnjë problem.
Fillimi i shkëlqyer i sezonit? Sinqerisht unë e prisja, edhe pse nuk besoja se do të ingranoheshim kaq shpejt në automekanizmat, në verë ikën 12 lojtarë, arritën djem të jashtëzakonshëm që punojnë mirë që nga dita e parë, por nuk prisja që të integroheshim kaq shpejt.
Inzaghi është me siguri një trajner i klasit më të lartë, ka bërë këtu 3 vjet të pabesueshëm, duke fituar Kupa dhe duke arritur finalen e Championsit. Titujt e munguar mbeten, por tani jemi në garë të plotë. Duhet të vazhdojmë pasi ka edhe skuadra të tjera të forta si Milan dhe Napoli”, deklaroi Lautaro.