Lautaro Martinez pritet ta vazhdojë kontratën me Interin
Interi po planifikon ta “blindojë” Lautaro Martinezin.
“Nerazzurri” në fakt e kanë bërë gati një kontratë të re dyvjeçare për sulmuesin argjentinas, e cila do të vlente deri në verën e vitit 2028.
Për këtë siguron mediumi italian “Gazzetta dello Sport”.
Kampioni i botës ka kontratë me Zikaltrit deri në vitin 2026, por duke e pasur parasysh formën e tij të jashtëzakonshme, ekipi nga qyteti i Milanos po planifikon ta bllokojë lojtarin jug-amerikan nga ofertat eventuale nga jashtë Italisë.
Lojtarit do t’i rritet edhe rroga vjetore nga 6 në 8 milionë euro, plus bonuset eventuale.
Në karrierën “Nerazzurre”, Lautaro i ka zhvilluar 261 ndeshje, ndërsa i ka realizuar 119 gola dhe i ka bërë 40 asistime.
Në bazë të formës aktuale, Lautaro do t’i rrisë ndjeshëm këta numra dhe do t’i përmirësojë edhe më shumë statistikat personale.