Lavdërohet puna e Komunës së Vitisë për mbrojtjen e pyjeve nga keqpërdoruesit

04 shtator 2019 | 10:55

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim drejtorin e Agjencisë Pyjore të Kosovës (APK), Menderes Ibra dhe Bislim Rrustemin, drejtor regjional i kësaj agjencie, me të cilët ka diskutuar rreth gjendjes momentale të pyjeve, për sfidat me të cilat po ballafaqohen si dhe për mënyrën e ruajtjes nga dëmtuesit.

Në këtë takim është konstatuar se Komuna e Vitisë ka në agjendën e vet si prioritet mbrojtjen e pyjeve dhe veçohet, krahas komunave të tjera, për bashkëpunim ndërinstitucional me mekanizmat e tjerë si gjyqësia, policia, drejtoritë komunale etj.

Haliti ka konfirmuar mbështetjen e institucioneve komunale për parandalimin e dëmtimit të pyjeve në Komunën e Vitisë dhe ka premtuar angazhim për thellim të bashkëpunimit me APK-në.

Ndërsa udhëheqësit e Agjencisë Pyjore të Kosovës kanë falënderuar kryetarin Haliti për bashkëpunimin e ndërsjellët dhe kanë theksuar se Vitia dallohet për të mirë sa i përket respektimit të ligjit, që ka të bëjë me keqpërdoruesit e pyjeve në këtë komunë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punimet infrastrukturore në Komunën e Ferizajt janë duke vazhduar me…