Lavdi e përjetshme Shasivar Makollit!
Nga: Bardhyl Mahmuti
Katër vjet nga shkuarja në përjetësi e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Shasivar Makolli. Mungesa jote është e madhe Qal, sidomos në këtë kohë kur janë përmbysur vlerat!
Në ditën e përvjetorit të këtij kolosi të paepur të atdhetarisë, fotos së Shasivar Makollit po bashkëngjis tri fotografi nga koha para pandemisë dhe katrahurës politike.
Fotografinë me Adem Demaçin, simbolin e rezistencës sonë kombëtare dhe luftëtarin e shquar të çështjes kombëtare Fatmir Arifin gjatë vizitës në shtëpinë e Qalit.
Fotografinë me Muhamet Mavrajn, figurë emblematike e Lëvizjes Studentore para dhe gjatë luftës çlirimtare të Kosovës dhe me Shqiptar Adem Demaçin, gjatë homazheve për Shasivar Makollin.
Dhe fotografinë e ndejës së fundit që kemi pasur bashkë me Vatanin dhe Behxhet Pllanën me Bacën Adem, Qalin dhe Shqiptar Adem Demaçin!
LAVDI E PËRJETSHME SHASIVAR MAKOLLIT!