Lavezzi izolohet në një spital psikiatrik
26 janar 2024
| 12:01
Ezequiel Lavezzi është duke kaluar ndoshta periudhën më të errët në jetën e tij.
Argjentinasi është shtruar tashmë në një spital psikiatrik në Buenos Aires për shkak se vuan nga ipomania, një sëmundje që prek humorin e një personi duke e bërë atë edhe të jetë agresiv.
Sipas medieve, ish-sulmuesi i Napolit i është nënshtruar një trajtimi shumë të rreptë, madje ka kaluar edhe disa ditë në izolim total.
Ndërkohë, “L’Equipe” zbulon edhe bisedën mes Lavezzit dhe një të afërmi të tij. Ky i fundit tregon se argjentinasi i ka thënë se të gjithë këtë sakrificë po e bën për djalin e tij, pasi i duhet të shërohet dhe t’i rikthehet jetës normale duke lënë pas abuzimet me drogën dhe alkoolin.