Lavrov akuzon Perëndimin për mbështetje të gjenocidit në Ukrainë
30 maj 2023
| 22:40
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha të martën se Perëndimi “po mbështet gjenocidin” në Ukrainë përmes mbështetjes së tij për planin e paqes të Presidentit Volodymyr Zelensky, për të cilin ai pretendoi se do të “shkatërronte gjithçka ruse” në Ukrainën lindore dhe në Krime.
Lavrov, duke folur gjatë një udhëtimi në Afrikë, nuk ofroi prova për të mbështetur pretendimin e tij, shkruan Reuters.
“Përfundimi është shumë i thjeshtë – Perëndimi mbështet drejtpërdrejt gjenocidin”, tha Lavrov.
Rusia ka akuzuar prej kohësh Perëndimin se ka injoruar atë që thotë se është persekutimi ukrainas i folësve të gjuhës ruse në rajonin lindor të Donbasit dhe gjetkë.