Lavrov: Perëndimi ka nisur një luftë hibride kundër Rusisë
13 shtator 2022
| 14:13
Perëndimi ka nisur një luftë hibride të paprecedentë kundër Rusisë, me qëllim shkatërrimin e stabilitetit në Federatën Ruse. Kështu ka deklaruar të martën ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
“Për shumë vite tani, Perëndimi ka zhvilluar një luftë të vërtetë hibride kundër Rusisë, e cila, pas nisjes së detyruar të një operacioni special ushtarak, tashmë ka marrë një karakter të paprecedentë dhe qëllimi është shprehur hapur të shkatërrojë ekonominë ruse. Kohët e fundit, ata tashmë kanë bërë thirrje për përdorimin e hapur të sanksioneve për të minuar stabilitetin edhe në Rusi”, ka thënë Lavrov.