Lavrov: Pjesëmarrja ime në takimin e OSBE-së varet nga Bullgaria
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha më 27 nëntor se do të marrë pjesë në Këshillin Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që do mbahet në Maqedoninë e Veriut, nëse Bullgaria hap hapësirën e saj ajrore për fluturimet ruse.
“Me sa duket, Bullgaria i ka premtuar Maqedonisë [së Veriut] se do të hapë hapësirën e saj ajrore. Nëse kjo ndodh, atëherë ne do të jemi atje. Le të shohim”, tha Lavrov në një konferencë për media në Moskë.
Lavrov tha se disa vende perëndimore kishin kërkuar tashmë takime me të.
“Nëse dikush na afrohet, ne kurrë nuk ikim apo fshihemi”, u shpreh shefi i diplomacisë ruse.
Por, nga Shkupi thanë se nuk kanë pranuar ndonjë zotim nga Sofja që Lavrovit t’i lejohet fluturimi në hapësirën ajrore bullgare.
“Maqedonia e Veriut nuk ka pranuar asnjë premtim nga Bullgaria që Sofja do të hapë hapësirën e saj ajrore për avionin e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që ai të marrë pjesë në takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup. Bullgaria ose Greqia duhet të vendosin nëse njëra prej tyre do të heqë sanksionet për fluturimet ruse apo të lejojë vetëm avionin e Lavrovit të fluturojë në hapësirën e tyre”, thanë për Radion Evropa e Lirë burime nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.
Paraprakisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të heqë ndalesën e fluturimit të avionit rus që do të lejonte pjesëmarrjen e shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha më 27 nëntor se do të marrë pjesë në Këshillin Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që do mbahet në Maqedoninë e Veriut, nëse Bullgaria hap hapësirën e saj ajrore për fluturimet ruse.
“Me sa duket, Bullgaria i ka premtuar Maqedonisë [së Veriut] se do të hapë hapësirën e saj ajrore. Nëse kjo ndodh, atëherë ne do të jemi atje. Le të shohim”, tha Lavrov në një konferencë për media në Moskë.
Lavrov tha se disa vende perëndimore kishin kërkuar tashmë takime me të.
“Nëse dikush na afrohet, ne kurrë nuk ikim apo fshihemi”, u shpreh shefi i diplomacisë ruse.
Por, nga Shkupi thanë se nuk kanë pranuar ndonjë zotim nga Sofja që Lavrovit t’i lejohet fluturimi në hapësirën ajrore bullgare.
“Maqedonia e Veriut nuk ka pranuar asnjë premtim nga Bullgaria që Sofja do të hapë hapësirën e saj ajrore për avionin e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që ai të marrë pjesë në takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup. Bullgaria ose Greqia duhet të vendosin nëse njëra prej tyre do të heqë sanksionet për fluturimet ruse apo të lejojë vetëm avionin e Lavrovit të fluturojë në hapësirën e tyre”, thanë për Radion Evropa e Lirë burime nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.
Paraprakisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të heqë ndalesën e fluturimit të avionit rus që do të lejonte pjesëmarrjen e shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup./rel