Lavrovi: Anulimi i vizitës në Serbi, i pashembullt

06 qershor 2022 | 15:27

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë të hënën se anulimi i vizitës së tij në Serbi, ka qenë i pashembullt.

Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media, pasi vendet afër Serbisë – Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë mbyllur hapësirat ajrore për aeroplanin që planifikohej të dërgonte kryediplomatin rus të hënën në Beograd.

“Nëse vizita e ministrit të Jashtëm rus në Serbi, shihet nga Perëndimi si kërcënim në shkallë universale, atëherë gjërat në Perëndim janë qartazi shumë keq”, ka thënë ai.

Lavrovi ka thënë se homologu i tij serb, Nikolla Sellakoviq është ftuar në Moskë, dhe shpreson që udhëtimi i tij nuk do të pengohet.

“Gjëja kryesore është askush nuk do të mund të shkatërrojë lidhjet tona me Serbinë”, ka thënë Lavrovi.

Ndërsa ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vullin, ka thënë se i vjen shumë keq për pengesën në vizitën e Lavrovit, të cilin e ka përshkruar “mik të mrekullueshëm dhe të dëshmuar të Serbisë”.

“Një botë në të cilën diplomatët nuk mund të arrijnë paqe, është botë në të cilën nuk ka paqe. Ata që parandaluan arritjen e Sergei Lavrovit, nuk duan paqe, ata ëndërrojnë të mposhtin Rusinë”, ka thënë Vullin përmes një deklarate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armando Broja është lidhur më një transferim në Seria A,…