Lavrovi lë takimin e G20 kur flet ministrja gjermane, dërgon edhe një mesazh për Johnsonin

08 korrik 2022 | 15:03

Ministri i Jashtëm rus është larguar herët nga takimi i G20, pasi u ka thënë homologëve të tij se pushtimi rus i Ukrainës nuk ishte përgjegjës për një krizë globale urie dhe sanksionet për të izoluar Rusinë përbënin një deklaratë lufte.

Mbledhja e së premtes ishte konfrontimi i parë i drejtpërdrejtë i Sergei Lavrov me liderët nga perëndimi që kur Rusia filloisulmin e saj ndaj Ukrainës.

“Nëse perëndimi nuk dëshiron të zhvillohen bisedime, por dëshiron që Ukraina të mundë Rusinë në fushën e betejës – sepse të dyja pikëpamjet janë shprehur – atëherë, ndoshta, nuk ka asgjë për të folur me perëndimin”, ka thënë Lavrovi.

Ministri rus, i ulur midis Arabisë Saudite dhe Meksikës, ka akuzuar gjithashtu perëndimin se po i bën presion Ukrainës që të përdor armët e saj në luftime. Ai ka dalë nga takimi në momentin kur ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, po fillonte të fliste.

Më pas ai ka thënë se kishte ardhur në Bali për të marrë një përshtypje “se si merr frymë perëndimi”.

“Agresorë, pushtues, okupatorë. Ne kemi dëgjuar mjaft gjëra të tilla sot”, ka thënë ai, duke përshkruar fjalimet e bëra nga homologët e tij perëndimorë. Ai ka thënë se disa nga fjalimet u bën për efekt teatrale, duke përmendur Boris Johnson si shembullin kryesor.

“Epo, ai dha dorëheqjen dhe kështu qoftë. Të gjithë thanë se Rusia duhet të izolohet. Por, deri më tani partia e tij e ka izoluar Boris Johnson”, ka thënë Lavrovi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe do të dërgohet në…