Lavrovi: Pajtueshmëri dhe dallim me Tillersonin për Korenë Veriore
Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se ka “opinion të përbashkët” me kolegun amerikan, Rex Tillerson, për çështjen e Koresë Veriore, por dallojnë në mënyrën e zgjidhjes së krizës për programin e armatimit atomik të Phenianit.
“Të dy diplomatët e lartë mbrëmë kanë biseduar me telefon dhe e kanë ndarë opinionin e përbashkët se zhvillimet atomike dhe raketore në Korenë Veriore, paraqesin shkelje të kërkesave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, raporton “Rel”.
Lavrovi nuk është pajtuar me kërcënimin e Shteteve të Bashkuara për intervenim ushtarak dhe për imponim të sanksioneve të mëtejshme kundër Koresë Veriore dhe kërkon që diplomacia amerikane të synojë qasje më paqësore për negociata