Lavrovi pretendon se serbët po dëbohen nga Kosova
13 shtator 2024
| 08:17
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se serbët e Kosovës janë duke u persekutuar ngjashëm me “persekutimin nazist të popullatës ruse nga territori i Donbasit”.
Ndër të tjera, ai ka pohuar se serbët po dëbohen në heshtje nga Kosova me metoda të ndryshme burokratike.
“Spastrim etnik i pastër si loti. Gjithashtu, falë Zotit, pa konflikte serioze ushtarake, po tentojnë t’i dëbojnë serbët nga Kosova”, citon “Danas” median ruse RT të ketë thënë Lavrovi.