Lawson: Përpunojmë 5 mijë dokumente në javë
04 shkurt 2022
| 16:29
Pas ankesave të ekipeve mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së për vonesë në përpunimin e dokumente nga ana prokurorisë, ka reaguar Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Në seancën e sotme mbi ecurinë e çështjes, prokurorja Claire Lawson ka deklaruar se mesatarisht përpunojnë rreth 5 mijë dokumente në javë.
“Aktualisht, mesatarisht përpunojmë 5 mijë dokumente në javë. Nuk mund të ju jep një vlerësim të përgjithshëm. Kemi marrë kërkesa edhe këtë javë dhe ju kemi përgjigjur këtë javë. Por, janë dokumente që sa më shpejtë që kemi mundësi do t’i përpunojmë”, ka thënë ajo.