Laxalt dhe Castillejo në Milan
17 gusht 2018
| 16:55
AC Milan e mbylli përfundimisht afatin kalimtar me transferimin e dy futbollistëve. Bëhet fjalë për Diego Laxalt nga Genoa dhe Samuel Castillejo Azuaga nga Villarreal.
“Me ardhjen e Bakayokos, Castillejo dhe Laxalt, AC Milan i përfundon operacionet hyrëse të këtij sesioni të afatit kalimtar”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi. Carlos Bacca përfundimisht transferohet në Villareal, kurse Gianluca Lapadula në Genoa.
/Epoka e re/